Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit! Ministria e Jashtme: Kërcënim ndaj sigurisë rajonale

Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan se sulmet e Iranit paraqesin rrezik për sigurinë rajonale.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Mbrëmjen e kaluar, Irani sulmoi me rreth 200 raketa balistike Izraelin. Tel Avivi arriti të ndalë breshërinë e raketave, falë sistemit mbrojtës dhe ndihmës së SHBA-së. Megjithatë, një person mbeti i vrarë, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmit. Sulmet erdhën në shenjë hakmarrjeje për, sikurse e cilësoi Irani, agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë. Irani paralajmëroi, gjithashtu, se Izraeli do të përballet me “sulme shkatërruese” nëse përgjigjet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëro se Irani “do ta paguajë”, ndërkohë që Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje.

Lajmet Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit! Ministria e Jashtme: Kërcënim ndaj sigurisë rajonale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>