Shqipëri, nis protesta e opozitës, bllokohen rrugët e paralajmëruara nga PD

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita pasditen e sotme. Me thirrjen “Rama ik”, protestuesit kanë bllokuar akset e paralajmëruara më herët.

Ndryshe nga herët e tjera, opozita ka planifikuar që ‘mosbindjen civile’ ta ndërmarrë përmes bllokimeve të rrethrrotullimeve kryesore të vendit, duke nisur nga ora 17:00.

Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë organizuar dhe skenarin dhe për secilën pikë përzgjodhën organizatorët.

Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

PD ka paralajmëruar bllokimin e ish- Sheshit Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”.

Ai tha se deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.

Bllokimi pritet të zgjasë 3 orë, nga ora 17:00 deri në 20:00.

Afro 700 forca policie pritet të angazhohen në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që në gatishmëri do të jenë edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, nëse do të ketë përshkallëzim të dhunës nga ana e mbështetësve të Sali Berishës.

Policia në planin e saj të masave pritet që të orientojë qytetarët që të zgjedhin rrugët alternative për të shmangur bllokimin e mjeteve. Gjithashtu policia rrugore do të jetë e plotë në gatishmëri pasi në akset alternative do të ketë radhë të gjata trafiku./vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker