Shqipëri-Moldavi, fillon shitja e biletave

Tashmë ka filluar nga sot shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2024.

Shqipëria do të përballet me Moldavinë në stadiumin “Air Albania” më 17 qershor me fillim nga 0ra 20:45.

Tri ditë më vonë, kuqezinjtë udhëtojnë për t’u përballur me Ishujt Faroe.

Deri më tani, Shqipëria e ka zhvilluar vetëm një ndeshje në këto kualifikime.

Ata u mposhtën 0:1 në udhëtim nga favoriti i grupit, Polonia.

Lajmet Shqipëri-Moldavi, fillon shitja e biletave >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!