Shqipëri-Ishujt Faroe, 22 mijë biletat shiten brenda pak orëve

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe janë shitur të gjitha në vetëm pak orë. Federata Shqiptare e Futbollit nxori njoftimin mbrëmjen e të enjtes se të gjitha biletat për duelin e rëndësishëm në Tiranë më 20 nëntor kanë avulluar në kohë rekord.
Edhe pse përballë vendit të fundit në grup, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë si takimi i fundit në grupet kualifikuese.
Çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë më e shtrenjta.
Kombëtarja shqiptare udhëton fillimisht në Moldavi më 17 nëntor, ku edhe aty do prite të jetë një stadium i tejmbushur ndërsa 3 ditë më vonë pret në Tiranë, Ishujt Faroe.
Lajmet Shqipëri-Ishujt Faroe, 22 mijë biletat shiten brenda pak orëve >> Rahoveci INFO.