Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja

Një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin Dijarbakir të enjten, pasi kaloi pothuajse 80 orë nën rrënoja, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Në videon e publikuar nga Reuaters shihen ekipet e shpëtimit vendas, të cilët  punuan për orë të tëra për ta shpëtuar.

LEXO EDHE KETE

SHBA mbledh mbetjet e balonës misterioze kineze, ja çfarë zbulon

Gjashtë vjeçari Besir Yildiz u kërkoi shpëtimtarëve që t’i siguronin ujë teksa ata përpiqeshin të hynin tek djali nga një vrimë e vogël.

Ekipet më vonë arritën ta nxirrnin nga nën rrënoja dhe e transferuan në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa numri i viktimave i tejkaloi 20 mijë pasditen e së enjtes.

Lajmet Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!