Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, lëndohen dy vetë

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 13:30, në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në një pikë karburanti.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth një muaj më parë një incident i ngjashëm ka ndodhur në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku nga çarja e një tubi gazi, rrezikohej shpërthimi.
Edhe ky karburant ndodhej mes pallateve dhe rrezikonte jetën e banorëve të cilët u evakuuan për çështje sigurie.