Shpërthim me tritol në Shkodër

Një sasi eksplozivi shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fjerzës. Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker