Shpërthen zjarr drejt kufirit të Bllacës

Nga Qendra për Menaxhim të Krizave kanë bërë të ditur se ka shpërthyer zjarr drejt kufirit të Bllacës, transmeton TV21.

Nga QMK gjithashtu bëjnë të ditur se Ekipet e Njësisë të Mbrojtjes nga Zjarri ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Zjarr në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë – po digjet bar i thatë dhe zjarri po përhapet drejt pyllit. Ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit tashmë kanë mbërritur në vendngjarje. Në vend janë edhe pjesëtarë të policisë. Të informuara janë edhe Komuna Çuçer-Sandevë dhe Ndërmarrja Publike Karaxhica”, bëjnë të ditur nga QMK.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker