Shpenzohen me qindra mijëra euro për punë që nuk u kryen kurrë në Zubin Potok

Sipas dokumenteve të nxjerra së fundmi nga komuna e Zubin Potokut, janë evidentuar një numër i kontratave të dyshimta. Disa prej tyre ndërlidhen me projekte të cilat kryesisht i janë dhënë një kompanie që tash është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pjesë të konsiderueshme të parave të dedikuara për investime kapitale, komuna e Zubin Potokut ndër vite ia ka ndarë një kompanie, “RAD”.

Kompania, bashkë me pronarin e saj, Radulle Steviq, janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Projektet e fituara nga “RAD”, kapin shifra milionëshe.

Kontrata të tilla u hasën edhe në komunën e Zubin Potokut. Me to po merren dy zëvendësministrat, Radoica Radomiroviq e Arbër Vokrri.

“Ajo që është ndoshta më alarmuese është që nga mjetet buxhetore që i ka ndarë Republika e Kosovës, komuna e Zubin Potokut i ka paguar pjesëtarët e organizatës të shpallur terroriste vitin e kaluar,” tha Arbër Vokrri – Zv.ministër i Pushtetit Lokal.

Këto shkelje, Vokri ka thënë se akoma nuk janë dorëzuar në Prokurori.

Sipas dokumenteve të nxjerra së fundmi nga komuna e Zubin Potokut, vetëm në disa kontrata kompania “RAD” në vitin 2020, përfitoi mbi 800 mijë euro.

Shumë prej këtyre projekteve, zëvendësministri Vokrri tregon se nuk u realizuan asnjëherë.

“Janë disa projekte të cilat i kalojnë përmasat e shumave monetare për punët që do të duhej të kryheshin. E poashtu për projekte të cilat do të duhej të kryheshin. Kur i pyesim qytetarët e Zubin Potokut për disa projekte, ata jo vetëm që nuk i kanë parë ato, por as nuk kanë dëgjuar për to,” shtoi Vokrri, raporton Dukagjini.

Përveç “RAD”, komuna e Zubin Potokut ka lidhur kontrata të dyshimta edhe me disa kompani të tjera.

Një prej tyre është ajo për të përmirësuar cilësinë në lumin Ibër. Për këtë projekt u ndanë 346 mijë euro.

Disa prej kontratave të dyshimta, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Radomica Radomiroviq po i publikon në profilin e tij në Facebook.

Në këto postime, shumë qytetarë serbë po shprehin pakënaqësitë e tyre.

“U shkatërruam nga hajdutët dhe tradhtia”.

“Ata jetojnë në Beograd dhe marrin paga, kurse unë punoj këtu qe dhjetë vjet për 170 euro”.

“Prandaj i kërcënojnë dhe i frikësojnë të varfërit, sepse u konvenon të vjedhin dhe të plaçkisin”.

Prokuroria Speciale nuk i është përgjigjur pyetjeve të Dukagjinit, për të treguar nëse është duke i hetuar këto raste.

Lajmet Shpenzohen me qindra mijëra euro për punë që nuk u kryen kurrë në Zubin Potok >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>