Shpat Zekaj, i argjendtë në “Asian Open”

Xhudisti kosovar, Shpat Zekaj, i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në “Asian Open”, që po mbahet në Kuvajt.

Zekaj fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 100 kilogramë. Ai kaloi tri raunde deri në finale, ku u mposht nga Hongkyu Lee i Koresë së Jugut.

23-vjeçari raundin e parë e kaloi pa luftë, në xhiron e dytë e mposhti Aibek Akimovin e Kirgistanit, kurse në gjysmëfinale fitoi ndaj Zelimkhan Bashaevit.

Të premten medalje të bronzta për Kosovën fituan Fationa Kasapi e Debora Gjakova.

Në “Asian Open” garuan 156 xhudistë nga 27 shtete.

Lajmet Shpat Zekaj, i argjendtë në “Asian Open” >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!