Shpaloset shpallja e Shtetit Sovran Bektashi

Sot në Tiranë, u shpalos shpallja e Shtetit Sovran i Urdhrit Bektashi. Shpallja e shtetit fetar të bektashinjve, si qendër botërore e këtij besimi islam, u bë në përvjetorin e 95-të të vendosjes në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Për Edi Ramën, shqiptaret ia kanë borxh bektashinjve që ta njohin Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, sepse siç tha ai, bektashinjve nuk iu bënë keq veç komunistët, por shumëkush tjetër.

I pari i bektashinjve të botës, Dedë Edmond Brahimaj, përmendi Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, duke thënë se ky është statut që njeh zyrtarisht funksionin botëror të Kryegjyshatës.

Në hapje të ceremonisë, gazetari Ferdinand Samarxhi, shprehu mirëpritjen e Papa Françeskut për Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi.

Përmes një dokumentari për historinë bektashiane ndër shqiptare, ndër të tjera u tha se Heroi Kombëtar Shqiptar, Skenderbeu, i përkiste besimit bektashian.

U kujtua Sali Njazi Dede, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, që pasi Turqia mbylli Kryegjyshatën Botërore në Turqi, ai, meqë ishte shqiptar, e solli këtë institucion botëror, aty ku është sot e 95 vjet, në Tiranë të Shqiperisë.

Në rradhë, u përmendet Kryegjyshët Botërorë në Tirane, dhe sfidat që kaloi ky institucion gjatë historisë, duke u ndalur në kushtet e vështira gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, përmend rëndesinë e përkujtimit të përvjetorit të 95-të të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri.

Ai shqoi mikpritjen e Qeverisë Shqiptare të para 95 vjetësh, të mbështetjes për ngritjen e këtij institucioni në Tiranë, pas zhvendosjes nga Turqia.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, shprehu miqësinë ndaj bektashinjve dhe historisë fetare e kombëtare të bektashinjve Shqiptarë.

Në përvjetorin e 95-të të Kryegjyshates Botërore në Tiranë, mesazhe miqësie dhanë edhe përfaqesuesit e komunitetrve fetare, ortodokse, katolike, protestante-ungjillore,

Se kush ka dyshime për idenë për Shtetin Sovran Bektashi, Edi Rama tha se, duhet lexuar librin e Robert Elsiet dhe të kuptojë të vërtetën

Kryeministri shqiptar, mbrojti idenë për Shtetin Bektashi, si një e vërtetë dhe realitet që duhet mbështetur./21Meda


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker