Shoqërohet nga vajza, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ditën e sotme e shoqëruar nga vajza e saj.

E pyetur nga gazetarët për arsyen pse ka shkuar në SPAK, Kryemadhi u përgjigj se “do të marrë dosjen”, për të cilën akuzohet.

“Jo, nuk jam për detyrimin. Do marr dosjen”, tha ajo.

Ditën e nesërme, 19 nëntor, do të mbahet seanca në Apelin e GJKKO, në lidhje me ankimimin e masës së dhënë nga shkalla e parë ndaj saj, teksa Kryemadhi ka kërkuar që të lexojë fashikujt e dosjes së SPAK.

Më 21 tetor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK , nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Ndërsa ndaj Kryemadhit, SPAK vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, Kryemadhi është e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”./vizionplus.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker