Shokët e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit, punonte me të atin

Shokë dhe miq janë mbledhur tek banesa e Aurelio Dervishit për të përcjellë në banesën e fundit 18-vjeçarin, djalin e vetëm të familjes, i cili mbrëmjen e djeshme u vra me thikë pas një sherri mes të rinjëve në Shkozë të Tiranës.

Në prononcime për gazetarët, jashtë kamerave, shokët e përshkruajnë Aurelion si një djalë të qetë dhe që bënte shumë për shoqërinë. Sipas tyre, ai punonte bashkë me të atin.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Punonte me të atin, bënin punime elektrike” – thonë ata.

Momenti o fundit kur e kishin takuar ishte gjysmë ore para krimit tronditës.

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” – thonë ata.

Dinamika e krimit

Për vrasjen e Aurelio Dervishit, Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat katër persona, mes të cilëve Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç dhe një 15 vjeç, ku të katërt mësohet se janë nga Farka.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë, ish e dashura e shokut të viktimës, e cila më kishte filluar një marrëdhënie me një djal tjetër.

Mësohet se Aurelio Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë bashkë me të riun që ka patur konfliktin, si dhe me një shok tjetër, të cilat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”. Bashkë me ta në mjet mësohet se ka qenë dhe vajza, e cila u bë “molla e sherrit”.

Ndërkohë, Fensis Shehu dhe tre të miturit kanë qenë duke udhëtuar me një autopmjet tip “Volkswagen Tiguan”, ngjyrë gri. Mësohet se Aurelio Dervishi ka qenë pasagjer tek mjeti tip “Audi” dhe pasi ka zbritur nga makina është përplasur verbalisht dhe fizikisht.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në gjoks. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se personi që e ka goditur me thikë në gjoks Dervishin ka qenë i mituri 15-vjeçar, tashmë i ndaluar nga Policia. Pas krimit të rëndë, autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se u larguan drejt Unazës Lindore, por u kapën ditën e sotme në Farkë.

Lexo edhe:

Arrestohen vrasësit e 18-vjeçarit në Tiranë, sherri ndodhi për një “pse më sheh”?

Lajmet Shokët e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit, punonte me të atin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>