Shkupi në këmbë – kujton 59 viktimat në tragjedinë në Koçan

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Shkup për të kujtuar 59 personat që humbën jetën tragjikisht në diskotekën në Koçan si pasojë e zjarrit, transmeton TV21.
“Korrupsioni ndez, qytetarët digjen” – është njëra nga porositë e fuqishme që u dërguan nga sheshi “Maqedonia”.
Janë ndezur edhe qirinj, ndërkaq tubimi është i qetë.