Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi në Lushnje, pas babait ndërron jetë edhe djali 24-vjeçar

Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një depo në Lushnjë.

Viktima e dytë i identifikuar si Elidon Hoxha raportohet të jetë i moshës 24-vjeçare ndërsa është djali i Roland Hoxhës i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa drejtonte një vinç i cili preku telat e tensionit të lartë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi një vinç po punonte pranë një pike grumbullimi materialesh. Vinçi me drejtues Roland Hoxha ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë dhe për pasojë solli shpërthimin.

8 persona të tjerë mbetën të lënduar. Dy prej tyre u dërguan për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranës, njëri prej të cilëve është deputeti Çela.

Lajmet Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi në Lushnje, pas babait ndërron jetë edhe djali 24-vjeçar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>