Shkodra kritika për Gërvallën : Nuk kemi pasur ministre të jashtme

(Lajm i përditësuar)
Shkodra kritika për Gërvallën : Nuk kemi pasur ministre të jashtme
Njohësja e rrethanave politike Magbule Shkodra në emsionin “Click” në RTV21 duke analizuar politikën e jashtme të Kosovës duke thënë se ka qenë inekzistente.
Lavdëroi punën e presidentes Osmani në arenën ndërkombëtare.
“Në politikën e jashtme na ka përfaqësuar mirë, por si qeveri, unë mund të them se ne nuk kemi pasur minister të punëve të jashtme, ne kemi pasur kaos në politikën e jashtme me tërheqje e emërime të ambasadorëve”, tha ajo
Ajo krahasoi politikën e jashtme të Kosovës me Serbinë, duke thënë se kjo e fundit është kudjesur për politikën e jashtme derisa Kosoba nuk e ka bërë.
“Duhet t’ia dimë hallin vetes”, Shkodra: Trump u pa se si i reagoi Kanadës që është shtet i fortë
Njohësja e rrethanave politike Magbule Shkodra në emsionin “Click” në RTV21 e cilësoi si urgjente krijimin e qeverisë së re në një kohë të shkurtë, e sipas saj kryeminsitri i ri të jetë i përgjegjshëm për të rregulluar raportet me SHBA-në.
“Nuk duhet në asnjë mënyrë që të bijmë situatën që të mbesim pa qeveri, të kemi një kryeministër të përgjegjshëm i cili do të nagazhohet që në ditën e parë që të përmirësoj raportet e lënduara me Amerikën”, tha ajo.
Më tej ajo shtoi se është hera e parë që Amerika ka bërë kritika për udhëheqësit e Kosovës.
“Donald Trump u pa se si reagoi me Kanadës që është shtet i fortë, kurse ne duhet të ia dijmë hallin vetes ne jemi shtet i ri që nuk kemi fuqi ushtarake ekonomike, ne duhet t’i mbajmë patjetër raportet e mira me SHBA-në e BE-në, tha ajo duke shtuar se kryeminsitri që do të vijë duhet të angazhohet për largimin e sanksioneve të BE-së./21Media