Shkëmb Manaj: Ligjin për Zyrtarët Publikë është antikushtetues, e ka kundërshtuar dhe zyra e BE-së

Manaj: Ligjin për Zyrtarët Publikë është antikushtetues, e ka kundërshtuar dhe zyra e BE-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Shkëmb Manaj ka thënë se së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi kanë dërguar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në vlerësimin tonë ky ligj është kundërkushtetues në disa aspekte. I kemi ndërtuar argumentet ë grupit parlamentar të LDK-së mbi bazën e të cilave ne vlersojmë që ky projektligj është kundërkushetues në disa nene të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Manaj.

Manaj ka shtuar se neni i parë që kanë ngritur është neni 46 që ka të bëjë e kufizimin e mandateve, përcaktimin për pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues të nëpunësve civilë.

“Mbi këtë bazë ne kemi vlerësuar që ky nen është kundërkushtetues sepse mbi një mijë e 600 nëpunës civilë të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues iu ndërpritet marrëdhënia e punës brenda një viti. Të gjitha këto pozita me legjislacionin aktual të shërbimit civil kanë qenë pozita të përhershme në shërbimin civil tashmë bëhen pozita me mandat katërvjeçar”, ka theksuar deputeti Manaj.

Deputeti i LDK-së ka potencuar se këtë ligj e ka kundërshtuar dhe zyra e Bashkimit Evropian sepse ka thënë se është në kundërshtim me të gjitha standardet evropiane./Dukagjini

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!