Shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, ish-kryebashkiakja e Patosit paraqitet në SPAK

Prefektja e Qarkut Fier Rajmonda Balilaj është paraqituar këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë për veprën penale shkelje të barazisë në tendera në dy raste dhe falsifikimi dokumentesh në kohën kur ajo mbante postin e kryetares së Bashkisë Patos.

Balili po hetohet me masën e sigurisë pezullim nga detyra e Prefektes së Qarkut Fier, ndërsa duhej të paraqitej 4 ditë më parë në SPAK, por sipas burimeve u mësua se ajo ndodhej jashtë shtetit, konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetë Balili u shpreh se nuk ka qenë në shqipëri kur është dhënë masa dhe se ka ardhur vetë të njihem me hetimet.

“Nuk kam qenë në Shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them numrin sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç‘probleme ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do ti përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam dakord me pezullimin nga detyra“, u shpreh Balilaj.

Lajmet Shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, ish-kryebashkiakja e Patosit paraqitet në SPAK >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>