Shkarkimi i kreut të Preshevës, Berisha: Akt brutal albanofob i Putinit të vogël, Vuçiç

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një reagim të PD pas sjelljes antishqiptare të Vuçiçit që shkarkoi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Serbisë,

Kryetarin e Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi vetëm e vetëm se ai vendosi në dritare të Komunës flamurin kombëtar shqiptar.

Postimi i Berishës:

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Akt brutal albanofob i putinit të vogël Vuçiç.

Presidenti i serbomadhisë Alekseandër Vuçiç në një akt albanofobik primitiv, shkarkoi në kundershtim me ligjin dhe Kushtetutën e Serbisë, Kryetarin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi vetëm e vetëm se ai vendosi në dritare të Komunës flamurin kombëtar shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt albanofob racist të Putinit të vogël ndaj kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Komunës së Preshevës z. Arifi dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt brutal antidemokratik të serbomadhit Vuçiç si një akt të mirëfilltë destabilzues që shpreh urrejtjen e tij primitive ndaj simboleve dhe identitetit të kombit shqiptar.

Lajmet Shkarkimi i kreut të Preshevës, Berisha: Akt brutal albanofob i Putinit të vogël, Vuçiç >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>