Shiu depërton në Klinikën e Pulmologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme në Prishtinë, kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore. Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme”, thuhet në njoftim.

QKUK ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Lajmet Shiu depërton në Klinikën e Pulmologjisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>