Sherri Xhaçka-Noka: Qan çdo natë poshtë ballkonit, sqaro akuzat që janë bërë ndaj teje nga Bardhi

Deputetja Olta Xhaçka është përplasur ditën e sotme me deputetët e opozitës. Një nga debatet ishte ai me deputetin Flamur Noka. Xhaçka i përgjigjet akuzave të Nokës, duke i thënë të sqarojë akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Flamur Noka: Ju keni moto vjedhjen. Kur keni ardhur në pushtet keni thënë do luftojmë pandëshkueshmërinë. Pandëshkueshmërinë Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer në monument kulture, që mbrohet nga shteti. Edhe babëzia është monument që mbrohet nga shteti. Një nga zotimet e PD është se do t’ju marrim çdo para të vjedhur dhe do t’jua kthejmë shqiptarëve, drejtësia nuk po vepron.

Olta Xhaçka: Është qesharake kur Muli merr monopolin e integritetit në këtë sallë se gjithë të tjerët janë hajdutë dhe është argëtuese që pishtarin e merr Muli që qan çdo natë poshtë ballkonit, se sa e ligë është drejtësia kur heton këta dhe se sa e mirë kur na drejton ne. M’u trash lëkura nga shpikjet e tyre. Bën mirë ti drejtohet drejtësisë dhe të sqarojë akuzat që ia ka bërë kryetari i grupit të tij parlamentar. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj, shkoni sqaroni akuzat që janë drejtuar ndaj jush.

Flamur Noka: Zonjë, unë kam qenë ministër, ti ministre. I keni letrat e mija, Saimir Tahiri me Zamir Shtyllën kanë hetuar edhe ku kam shkelur unë. Asnjë cent nuk i kam vjedhur shqiptarëve prandaj jam në opozitë. Jam krenar për këtë.

Unë drejtoj gishtin se Berisha që nuk ka vjedhur asnjë cent mbahet i burgosur, dhe ju që jeni këtu jo e hetuar dhe e mbrojtur. Kjo është diferenca mes nesh. Është ndryshim i madh i moralit dhe qasjes njerëzore. Jam gati të hetohem që tani.

Lajmet Sherri Xhaçka-Noka: Qan çdo natë poshtë ballkonit, sqaro akuzat që janë bërë ndaj teje nga Bardhi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>