Sherr te xhamia Dine Hoxha, një grup besimtarësh përplasen me Myftiun e Tiranës: Je “gylenist”, largohu!

Një grup personash kundërshtuan mbrëmë praninë e Myftiut të Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha” në një aktivitet rutinë, të njoftuar më herët edhe nga imami Ahmed Kalaja, i cili kishte organizuar pritjen në xhami.

Siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, pas fjalës së tij, imami Kalaja ka ftuar Myftiun Lauren Luli që të flasë për besimtarët e pranishëm, por pak sekonda më pas janë ngritur një grup personash duke kërkuar largimin e Lulit me argumentin se KMSH nuk i përfaqëson ata duke kërkuar një komunitet tjetër.

Situata ka agravuar edhe më tej ku grupi në fjalë, i cili u identifikua më pas nga Kalaja se nuk ishin pjesë e asaj xhamie, kërkoi me ngulm largimin e Lulit.

Pas ndërhyrjes së imamit Kalaja dhe besimtarëve që ishin të pranishëm, situata u qetësua duke vijuar më tej me aktivitetin.

Pas ngjarjes, Kalaja tha se xhamitë nuk janë vendi ku mund të diskutohen problemet personale që besimtarët mund të kenë me KMSH, pasi sipas tij këto duhen ndjekur në institucione të tjera.

Ne jemi mbledhur këtu për të folur për Zotin, namazin dhe besimin. Kush do të zgjidhë problemet e veta me KMSH, le t’i zgjidhë përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, jo këtu. 4-5 veta nuk përfaqësojnë as imamin e as xhematin (besimtarët). Imami fton dikë në besën e vet dhe besimtarët duhet t’i binden imamit të tij”, tha Kalaja duke i kërkuar falje të pranishmëve për çfarë ndodhi.

Lajmet Sherr te xhamia Dine Hoxha, një grup besimtarësh përplasen me Myftiun e Tiranës: Je “gylenist”, largohu! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>