Sherr për pronën, kërcasin armët mes kushërinjve në Mamurras. Polici qëlloi me pistoletë 2 vëllezër, edhe ata iu përgjigjën me plumba

Tre kushërinj, njëherazi edhe fqinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Sipas autoriteteve, gjatë konfliktit për një sipërfaqe toke ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ishte jashtë shërbimit.

Po ashtu i plagosur mbeti edhe kushëriri i tij, Adrian Sela. Rreth 1 orë pas ngjarjes policia njofton se në spital u paraqit për ndihmë mjekësore edhe vëllai i këtij të fundit, Fatos Sela, i plagosur gjithashtu me armë zjarri. Sela dyshohet se është qëlluar nga kushëriri i tij polic, Sahit Sela.

Të plagosurit ndodhen në kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet Sherr për pronën, kërcasin armët mes kushërinjve në Mamurras. Polici qëlloi me pistoletë 2 vëllezër, edhe ata iu përgjigjën me plumba >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker