​Shembet stacioni në Novi Sad, të paktën 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shembjes së pjesës hyrëse të stacionit hekurudhor në Novi Sad të Vojvodinës, Serbi.

Një numër i madh ekipesh emergjente, policie dhe zjarrfikëse ndodhen në terren.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 12 të ditës së sotme. Disa autoambulanca janë ende në vendngjarje, ndërsa ekskavatorë dhe makineri të rënda kanë mbërritur gjithashtu në përpjekje për të pastruar pjesën e rënë të godinës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker