Shefi i OSBE-së takohet me Krasniqin, flasin për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për kryetarët veriorë

Shefi i OSBE-së, në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, me të cilin ka biseduar për kryetarët veriorë.

Davenport në lidhje për udhëzimin administrativ theksoi që ky proces të ecë pa probleme dhe në përputhje me ligjin.

“Takimi i mirë sot me ministrin Elbert Krasniqin. Diskutuam për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave. Theksova rëndësinë që ky proces të ecë pa probleme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Ashtu si me zgjedhjet, largimi duhet të jetë i lirë, i drejtë dhe demokratik”, shkroi Davenport në platformën X.

Për takimin ka njoftuar edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili tha se kanë biseduar për zgjedhgjet në veri.

“Me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrative”, ka shkruan Krasniqi në Facebook.

Lajmet Shefi i OSBE-së takohet me Krasniqin, flasin për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për kryetarët veriorë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>