Shefi i OKB-së, Guterres: Ajo që po ndodh në Gaza është e papranueshme

Ajo që po ndodh në Gaza është krejtësisht e papranueshme, tha në X sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

”Një shkollë e shndërruar në një strehë për 12 000 njerëz u godit nga sulmet izraelite. Gjashtë nga kolegët tanë të UNRTWA-s janë mes viktimave. Këto shkelje dramatike të së drejtës ndërkombëtare humanitare duhet të ndalen tani”, shtoi Guterres.

Autoritetet palestineze deklaruan se të paktën 14 persona u vranë në një sulm në një objekt të Kombeve të Bashkuara në Rripin qendror të Gazës.

Stafi i spitalit tha se 14 persona u vranë në incidentin në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ndërtesa ishte një ish-shkollë e operuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric tha se ”objekti i OKB-së nuk duhet të sulmohet ose të përdoret kurrë nga grupet ushtarake”.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite tha se u godit një postë komande dhe kontrolli e Hamasit në Nuseirat, pasi mori masa për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të civilëve.

Lajmet Shefi i OKB-së, Guterres: Ajo që po ndodh në Gaza është e papranueshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker