ShBA-ja e cilëson cinike thirrjen e Putinit për armëpushim

Pas thirrjes së presidentit rus, Vladimir Putin për një armëpushim prej 36-orësh në luftën me Ukrainën, ka reaguar

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si cinike thirrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për një armëpushim prej 36-orësh në luftën me Ukrainën.

Zëdhënësi i DASh-it, Ned Price, ka thënë se ShBA-të kanë “pak besim” në qëllimet e njoftimit, teksa tha se armëpushimi është cinik duke pasur parasysh sulmet e Moskës në Ukrainë në ditën e Vitit të Ri, shkruan The Guardian.

Price shtoi se një pauzë e përkohshme e luftimeve nga Moska mund të përdoret për tu “rindërtuar, rigrupuar dhe në fund për të risulmuar”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!