Shantazhonte me telefon 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet 22-vjeçari

Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi:

D., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajmet Shantazhonte me telefon 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet 22-vjeçari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>