Shanse të mëdha për kura të reja, zbulohet se si kanceri i shpëton sistemit imunitar

Shkenca bën një zbulim tepër të madh në luftën kundër kancerit. Për herë të parë është identifikuar mekanizmi që u mundëson qelizave tumorale që të shmangin zbulimin dhe shkatërrimin e tyre nga ana e sistemit imunitar.

Zbulimin e ka bërë një grup shkencëtarësh të Qendrës Kombëtare për luftimin e kancerit në Singapor. Ekipi ka identifikuar prezencën e qelizave para meta-statike brenda tumoreve, të cilat janë në gjendje të zhvendosen nga zona ku tumori gjenerohet në pjesë të tjera të trupit nëpërmjet gjëndrave limfatike.

LEXO EDHE KETE

Misioni i fshehtë i Papës në Ukrainë

Shkencëtarët kanë vërejtur se një pjesë thelbësore e qelizave CD8+, një përbërës kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale si ato tumorale, ishin shteruar ose të paafta për përmbushur rolin e tyre mbrojtës.

Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë. Zbulimi hap derën për zhvillimin e strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të tumoreve më vdekjeprurës, thonë studiuesit. /Rahoveci.info.info/

Lajmet Shanse të mëdha për kura të reja, zbulohet se si kanceri i shpëton sistemit imunitar >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!