Shala: Qeveria ka dështuar në çdo segment, puna më e mirë që di ta bëjë është ikja !

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment. Teksa ka përmendur dhe mospjasmarrjen e deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme , e  cila do të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës, , Shala ka thënë se puna më e mirë që kjo Qeveri di të bëjë është ikja.
Ndërsa ka thënë se ngadalë por sigurt do të ikin dhe me 9 shkurt me votën

“Kjo Qeveri ka dështuar në çdo segment.  Por, puna më e mirë që ka treguar se di ta bëjë është ikja. Ata ikin nga përgjegjësia dhe transparenca para qytetarëve. Ata kanë deklaruar se nuk do të vijnë as nesër në seancën e jashtëzakonshme të radhës për skandalet në KEK. Kështu, ngadalë por sigurt, do të ikin edhe më 9 shkurt me votën e qytetarëve”, ka shkruar Shala në Facebook.

Lajmet Shala: Qeveria ka dështuar në çdo segment, puna më e mirë që di ta bëjë është ikja ! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker