Serwer kritikon ashpër Lajçakun

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka shprehur indinjatën me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili nuk e adresoi sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës.

Serwer, nëpërmjet një postimi në platformën “X” është shpreh se Lajçak nuk e ka thënë asnjë fjalë për terrorizmin e paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në takimin që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një vizite në Beograd.

“Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, ka shkruar Serwer.

Reagimi i Serwerit erdhi pas njoftimit të Lajçakut se në fokus të takimit që zhvilloi me presidentin serb, kanë qenë perspektivat strategjike për vitin 2024 dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmet Serwer kritikon ashpër Lajçakun >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>