Serbia shfrytëzon çështjen e Dinarit, kërkon seancë të jashtëzakonshme të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do mbaj seancë të jashtëzakondhme për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë.

Seanca mbahet të enjten nga ora 21:00.

Kështu ka deklaruar për Radiotelevizionin e Serbisë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.

Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Serbia pretendon se gjendja aktuale në territorin e Kosovës është në “kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Lajmet Serbia shfrytëzon çështjen e Dinarit, kërkon seancë të jashtëzakonshme të OKB-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>