Serbia “qan” përballë Rusisë: Nuk i kemi dërguar armë Ukrainës

Serbia ka mohuar se i ka furnizuar Ukrainës me armë, tha të premten ministri i saj i jashtëm, raporton The Guardian.

Pas kërkesës së Rusisë të enjten për të ditur nëse Serbia i dha Ukrainës mijëra raketa në luftën e saj kundër Rusisë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se zero armë janë eksportuar nga vendi për çdo palë të përfshirë në “konflikt”.

“Mund të them se për shkak se ministria ime jep lejen për eksport (armë)…Serbia nuk dërgon pajisje ushtarake në asnjë vend që ne besojmë se do të ishte problematik në asnjë mënyrë.” – ka thënë Daçiq.

Kujtojmë se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova kishte shprehur “shqetësimin më të thellë” në lidhje me raportet se aleati i saj ballkanik ka dërguar mijëra raketa në Ukrainë.

“Ne po e ndjekim këtë histori.” – ka thënë Zakharova në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse të enjten, raportoi Associated Press.

Zakharova iu referua raporteve të medias që thanë se një fabrikë shtetërore serbe e armëve dërgoi së fundmi afërsisht 3,500 raketata Grad që përdoreshin nga forcat ruse dhe ukrainase.

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe.” – ka thënë tha Zaharova.

Ajo shtoi se armatimi i mundshëm i Ukrainës përfaqësonte një “çështje serioze” për marrëdhëniet serbo-ruse.

Lajmet Serbia “qan” përballë Rusisë: Nuk i kemi dërguar armë Ukrainës >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!