Serbët protestuan në Veri për dinarin, KFOR-i i vëzhgoi nga afër

Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe. Mbikëqyrjen e kësaj proteste e ka bërë edhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it.

Në një postim në Facebook, KFOR e ka vlerësuar si paqësore këtë protestë, duke potencuar se:

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

Postimi i plotë:

Lajmet Serbët protestuan në Veri për dinarin, KFOR-i i vëzhgoi nga afër >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>