Sela kritikon Albin Kurtin: Po e bën punën e djallit, nuk është ai që e kam njohur

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, kështu pati deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, deklaratë të cilën e komentoni Ziadin Sela në Daily Click, përcjell Tv21.
Sela tha se, Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar.
“Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që unë kam njohur dikur, pse? Nuk e di”, tha Sela./TV21