Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Njësi të Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar mallra të kontrabanduara në dy subjekte afariste në Kllokot, Viti.

Gjatë kontrollit janë gjetur pije alkoolike me banderola të Serbisë që dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale.

Vlera e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë 5,000 euro.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS. Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderola te Serbisë që dyshohej se janë sjellë përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave”, ka njoftuar Dogana.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker