Sekuestrohet “Lamborghini” në Cërrik, pronarët të dënuar për prostitucion

Uard Kaloti dhe Arjan Kamami, janë dy personat, të cilëve iu është sekuestruar pasuria me vlerë 550 mijë euro.

Me anë të një njoftimi Prokuroria e Elbasanit sqaron se këta dy persona akuzohen për ‘Shfrytëzim Prostitucioni’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’.

Nga veprimet hetimore te organit të akuzës, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi, i dënuar më parë në Belgjikë për Veprën Penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’.

Vendimi i prokurorisë së Elbasanit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit U.K. nën akuzë për Veprat Penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga nenet 114 dhe 287 të Kodit Penal.

Me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023,gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në pallatin 583/4 Sh.1, kati 9 Ap.19 me sip.105 m2 me nr.pasurie 5/287+1-19, në Lagjen e Re.Në të njëjtën kohë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Pergjithshëm Elbasan sekuestroi edhe pasuritë e shtetasit A.K., konkretisht një objekt dy-katësh, bar, restorant dhe hotel në Cërrik në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020 si dhe një automjet ‘Lamborgini’.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi, i dënuar më parë në Belgjikë për Veprën Penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’.

Lajmet Sekuestrohet “Lamborghini” në Cërrik, pronarët të dënuar për prostitucion >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>