Sekuestrohen rreth 100 kilogramë drogë, arrestohen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Kalaja”, ku janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar rreth 100 kilogramë drogë.

Përmes një njoftimi të Policisë, thuhet se aksioni u zhvillua pas hetimeve të koordinuara nga Drejtoria e Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, mesditën e së dielës.

“Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku po ashtu është gjetur një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker