Sekuestrohen barna pa banderola në vlerë rreth 4 mijë euro në Ferizaj
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në dy barnatore në Ferizaj, janë gjetur dhe sekuestruar 436 pako barna pa banderola të Kosovës. Sipas njoftimit këto barrna kapin vlerën rreth 4 mijë euro.
Produktet e sekuestruara sipas njoftimit. mbanin banderola të Serbisë dhe shteteve tjera.
“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj. Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceutike (436 pako barna) pa banderola të Republikës se Kosovës, ku disa prej të cilave mbanin banderola te Serbisë që dhe shteteve tjera. Vlera e tyre është rrethe 4000 euro”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se operacioni është kryer nga Njësia e Task-forcës – lindje (e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia).Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës./21Media