Sekuestrohen 150 kilogramë drogë në Maqedoni të Veriut, kamioni hyri nga Kosova

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar lajmin e TV21 për kapje të drogës në pikën kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21.

Sipas MPB-së, janë sekuestruar 150 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

“Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të punonjësve të policisë dhe doganave, është parandaluar tentativa për transportimin e lëndës narkotike marihuanë. Gjatë kontrollit të detajuar të një kamioni me targa të Shkupit, i kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhen analiza dhe ekspertizë shtesë. Sipas informacioneve fillestare kamioni ka hyrë nga Kosova, i cili është dashur të kalojë tranzit përmes Maqedonisë për në Greqi, me destinacion përfundimtar Turqinë”, thonë nga MPB. /TV21

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV21 Macedonia (@tv21hd)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker