Seanca e nesërme, s’ka sinjale për ndryshim qëndrimesh nga asnjëra palë

Një përpjekje e re, e nënta me radhë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të bëhet nesër, pas dështimit të dështimit të përpjekjes së tetë të martën.

Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për këtë post.

Deri më tani nga LVV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh. Gjithashtu, sinjale për ndryshim qëndrimesh nuk ka as nga partitë që nuk po pajtohen me emrin e Haxhiut, si e propozuar për kryekuvendare.

PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten.

Ku janë përmendur edhe disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë, por LVV-ja nuk e ka ndërruar kandidaten për kryetare të Kuvendit.

Në këtë situatë është bërë thirrje që presidentja Osmani të ndërmarrë iniciativë duke mbledhur liderët e partive në një takim të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.

Vazhdimi i seancës pritet të mbahet nesër në orën 10:00.

Në anën tjetër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi javë më parë në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se nuk i takon një subjekti politik të kërkojë një kandidat tjetër.

“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu, nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsyje për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin, nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjëtër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”, ka thënë ai. 

Ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën kanë deklaruar për RTV21 se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket votës kundër kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Hyseni: LDK e gatshme edhe për skenarin e zgjedhjeve

Në këtë situatë është bërë thirrje që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të ndërmarrë iniciativë duke mbledhur liderët e partive në një takim të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj mbrëmë në ”Click” të RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës, nuk e sheh si të denjë kandidaten e VV-së Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

”Një kandidate jo e denjë, për shkak të disa rasteve që i ka pasur. Partia që ka më shumë vota duhet të bëjë hapa”, tha Qalaj ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se ”Haxhiu nga PDK-ja nuk do të votohet as sot e as pas 48 orëve”. /21Media

Qalaj: PDK nuk do ta votojë Albulena Haxhiun as pas 48 orëve

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker