SBASHK: Gabim i përsëritur i MASHTI-t për tekstet shkollore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) se edhe këtë vit do të vazhdojë me politikën e subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.

SBASHK-u, së bashku me organizata të tjera, ka kritikuar vendimin e vitit të kaluar, ku tekstet shkollore u shpërndanë përmes librarive dhe prindërit u subvencionuan për blerjen e tyre.

Ky vendim, sipas sindikatës, shkaktoi probleme të shumta, duke lënë një numër të konsideruar të nxënësve pa të gjitha tekstet shkollore deri në muajt shtator dhe tetor.

Në një takim me zëvendësministrin Taulant Kelmendi, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka përsëritur kundërshtimin e sindikatës ndaj kësaj praktike, duke kërkuar që librat shkollorë të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit.

“MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme dhe këshillat tona, të Këshillit të Prindërve dhe të palëve tjera, dhe po përsërit të njëjtin gabim,” thuhet në deklaratën e SBASHK-ut.

SBASHK-u gjithashtu ka bërë thirrje që Këshilli i Prindërve të shprehë qëndrimin e tij për këtë vendim, duke theksuar se sindikata do të vazhdojë të jetë zë i anëtarësisë së saj në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave.

“Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, të cilat ne ia kemi ripërsëritur dhe dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin e fundit. Nuk kemi nevojë për këshilla se çfarë duhet të bëjë SBASHK, pasi veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë sonë,” përfundon deklarata e SBASHK-ut.

Lajmet SBASHK: Gabim i përsëritur i MASHTI-t për tekstet shkollore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>