Saranda Bogujevci bëhet nënë, publikohet fotografia e parë familjare

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, është bërë nënë për herë të parë, ajo është bekuar me një djalë.
Lajmi për lindjen e djalit është bërë i ditur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
”Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.
Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen”, ka shkruar Kusari-Lila./21Media