Sara Hoxha dhe Luixhino, fitues të “Dancing With The Stars”

Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fitues të “Dancing With The Stars” në Shqipëri.

Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale. “Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.

Ajo çka e bëri edhe më emocionues garën e Sarës këtë finale, ishte prania e partnerit të saj, reperit Ledri Vula.

Lajmet Sara Hoxha dhe Luixhino, fitues të “Dancing With The Stars” first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!