Sanduloviqi thotë se Vuçiqi i njëjtë si Millosheviqi, mbanë afër Radoiçiqin

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq të njëjtë me ish-presidentin Sllobodan Millosheviq.

Derisa ky i fundit e kishte pasur afër vetës një figurë tjetër kriminale, Zhelko Razhnjatoviq-Arkan,

Vuçiqi po e mbanë afër vetës Milan Radoiçiqin, udhëheqësin dhe financuesin e sulmit kriminel në Basnjskë.

Ai në një foto në X, shkruan se “ ku qëndron dallimi”.

“Ku është dallimi? Nuk ekziston! Gjithçka është njësoj si më parë. Pyetja e vetme është nëse gjithçka do të përfundojë njësoj si më parë”, shkruan Sanduloviq.

Ai në X kishte përmendur edhe institucionet ndërkombëtare e amerikane të sigurisë, përfshirë edhe NATO-n e KFOR-in.

Kujtojmë se Sandulloviq, është politikani i vetëm ose nder të rrallët serbë, që ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës së mitur e cila humbi jetën në sulmin ndaj familjes Jashari në mars 1998.

Pas kësaj ngjarje, atë në Serbi, siç ka deklaruar vetë politikani opozitar, e kanë sulmuar pjesëtarë të sigurimit shtetëror serb- BIA. Në mesin e sulmuesve ai thotë se e ka njohur edhe Milan Radoiçiqin. Ky i fundit kërkohet nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë për sulmin në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Lajmet Sanduloviqi thotë se Vuçiqi i njëjtë si Millosheviqi, mbanë afër Radoiçiqin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>