Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti serb për shkak të vizitës që i bëri varrezave të familjes Jashari në Prekaz, ka ironizuar keq me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka ripostuar një urim të kongresisti amerikan, Ritchie Torres në të cilin e ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Sanduloviq me ironi, i ka bërë një përgëzim presidentit Vuçiq.

“E përgëzoj Aleksandar Vuçiqin që bëri të mundur që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e @NATO-s në asamblenë parlamentare dhe e pyes nëse Serbia u bë automatikisht pjesë e NATO-s sepse Kosova është “zemra e Serbisë”?”, ka shkruar ai.

Lajmet Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>