Salianji mbërrin në Policinë e Tiranës për t’u vetëdorëzuar, pritet nga mbështetës të shumtë të PD
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij te autoritetet.
Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.
Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme të lërë në fuqi vendimin për të dënuar Salianjin me një vit burgim për kallëzim të rremë.
Lajmet Salianji mbërrin në Policinë e Tiranës për t’u vetëdorëzuar, pritet nga mbështetës të shumtë të PD >> Rahoveci INFO.