Salianji kundër negociatave me PS: Bëjmë sherr 5 muaj që të ulemi me Ramën!

“Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën!”.

Kështu ka deklaruar deputeti demokrat, Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Debate ka patur edhe mes Tritan Shehut e Bledjon Nallbatit.

Salianji është shprehur se opozita bëri 5 muaj sherr që të ulet në një tryezë me Edi Ramën./

Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam Sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës! Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve eshte praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjme ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim demtues per opozitën dhe do jemi joserioze sic ka ndodhur shpesh ne kete parti e kete seli qe radikalizohemi qe te marrim vemendjen e Rames nderkohe qe vemendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!

Te pakten te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja…

Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve. Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi. Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtoje bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!”, tha ai.

Lajmet Salianji kundër negociatave me PS: Bëjmë sherr 5 muaj që të ulemi me Ramën! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>