Sali Berisha paraqitet në SPAK, kryetari i Partisë Demokratike akuzon Altin Dumanin per lidhje me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit për të dytën herë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i mbështetur nga deputetët dhe anëtarët e PD, të cilët u mblodhën në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha firmosi procesverbalin e paraqitjes duke akuzuar kreun e SPAK-ut për lidhje me Ymer Lalën.

“Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje”, tha Berisha. .

Edhe këtë herë, Sali Berisha lexoi përgjime të cilat ai pretendon se i përkasin dosjes që ka SPAK-u për “Toyota Yaris” dhe ku përmendet ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla.

“Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.

Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.

“Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, këto përgjime tregojnë se SPAK-u po amniston lidhjet e krimit me qeverinë

“A e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë”, tha Berisha.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar. /vizionplus.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker