Sali Berisha i kërkon GJKKO-së heqjen e masës së arrestit shtëpiak

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK.

Seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, në orën 15:00.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese.

Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Lajmet Sali Berisha i kërkon GJKKO-së heqjen e masës së arrestit shtëpiak >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>